Lajme http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/droge.png

Kontenieri me kokainë s’u skanua nga pala italiane

Publikuar: 02/03/2018

Zbardhen detaje të reja lidhur me itinerarin e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda së cilës u gjetën 613 kg kokainë.

Dy ditë para mbërritjes në Shqipëri kontenieri u kontrollua nga policia kufitare italiane por vetëm fizikisht, pa iu nënshtruar skanerit.

“Kontrollorët italianë pasi verifikuan se në kontenier kishte banane sipas fatures i vendosën tjetër plumçë dhe e lanë të vazhdonte rrugëtimin për në Shqipëri. Edhe në doganën shqiptare kontenierin ka mbërritur me fletë kontrolli nga Italia” bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor.