Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/01/autoavniarifi148336632136574.jpg

Arifi: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës

Publikuar: 12/04/2018

Shefi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se kërkesë e palëkundshme e Kosovës është që Serbia t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Arifi në studiot e “Klan Kosovës” ka thënë se dy shtetet nuk kanë çfarë të bisedojnë më për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, meqë edhe Brukseli zyrtar e ka konfirmuar se ai do të formohet konform Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Janë arritur disa marrëveshje. Disa janë implementuar, disa kanë ngecur. E kam marrë këtë detyrë me idenë që mandati im do të jetë për implementimin e marrëveshjeve të vjetra. Besoj se si Kosovë kemi arritur në nivel për përmbylljen e këtij procesi, sepse nuk mund të shkojmë në një proces, kur marrëveshje të nënshkruara në vitin 2011 nuk implementohen as sot”.

“Ne kemi shkuar tre herë në Bruksel. Herën e parë takimi nuk u mbajt, për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviq. Në shkurt dhe në mars kemi pasur dy takime. Kemi biseduar për implementimin e marrëveshjeve të mbetura – Asociacioni, çështja e energjisë, menaxhimi i integruar i kufijve, ura në Mitrovicë, drejtësia dhe lëvizja e lirë”.

“Me Serbinë kemi marrëveshje ndërshtetërore të garantuara nga Bashkimi Europian. Mendoj se një nga gabimet është që ky proces nuk është mbajtur i ndarë nga proceset tjera. Marrëveshjet e nënshkruara duhet të implementohen, sepse nuk ka asnjë arsye që kjo gjë të mos ndodhë. Ne kërkojmë që të takohemi shpejt dhe të flasim për energjinë. Është e papranueshme që kjo marrëveshje të mos respektohet, si edhe mbajtja e mbyllur e urës në Mitrovicë. Edhe mosndërtimi i pikë-kalimeve kufitare është i till. Ne nuk i thërrasim(serbët) në Bruksel që të flasim për Asociacionin, por për marrëveshje tjera që nuk po zbatohen”.

Në vijë formale ata nuk i përgjigjen Beogradit. Por në realitet sigurisht që kjo gjë do të ndodhë. Do të flasin me Beogradin. Por dokumenti do të vijë në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe më pastaj do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Pra do t’i kalojë të gjithë filterët e nevojshëm”.

“Zyrtarët serbë mendojnë që Asociacioni do t’i kalojë edhe kompetencat e Republikës Serbe. Por ne, Qeveria e Kosovës, jemi garancë që kjo nuk do të ndodhë. Statuti dhe direktivat do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese”.