Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/gjuriq-640x358.jpg

Arsyeja dhe vendi ku do të qëndrojë Gjuriq gjatë ditës së sotme në Kosovë

Publikuar: 07/04/2018

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vijë sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë do të qëndrojë mesnatën e së shtunës edhe në Manastirin e Bansjksës në Zveçan.

Atje, Gjuriq do të marrë pjesë në Liturgjinë e festës së Pashkëve.

Vizita e Gjuriqit është lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjatë ditës së djeshme nga kjo Ministri treguan pse ia kanë lejuar vizitën gjatë vikendit, pavarësisht incidentit të fundit që ndodhi në veri të Mitrovicës.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, thuhej në përgjigjen e tyre.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, thuhet tutje.

“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, thonë nga kjo Ministri.

Më 26 mars Marko Gjuriq u arrestua në veri të Mitrovicës e për hyrje ilegale në Kosovë.

Ai pastaj u soll në Prishtinë dhe më pas u dëbua nëpërmjet Pikës Kufitare Merdar.

Arrestimi i Gjuriqit shkaktoi tensione mes Kosovës e Serbisë.