Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/unnamed-13-780x439.jpg

Banorët e Makovcit protestojnë pas shumë aksidenteve

Publikuar: 14/04/2018

Banorët e fshatit Makovc të Prishtinës do të protestojnë nesër në rrugën në të cilën brenda një kohe shumë të shkurtër janë shkaktuar aksidente me fatalitet duke humbur jetën disa persona.

Kështu thuhet në një njoftim të banorëve dërguar mediave, ku theksohet se duke pas parasysh që kjo gjë po përsëritet në të njëjtin vend me vite të tëra dhe jetët e njerëzve çdo ditë janë në rrezik dhe askush nuk i ka kushtuar vëmendje, banorët e Makovcit janë këmbëngulës në kërkesat e tyre ndaj pushtetit lokal dhe atij qendrore që t’i kushtohet kujdes i nevojshëm.

Protesta do të fillojë në orën 12:00.