Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/gregdelawie38044.jpg

Delawie: Dialogu pa alternativë

Publikuar: 05/04/2018

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka marrë pjesë në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

Ambasadori Delawie ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të vërtetë ka sjell përfitime të njëmendta për Kosovën, rporton RTKlive.

“Kohëve të fundit një dëshmi e tillë  është mbledhja e të hyrave doganore në veri, kemi pasur përfitime të dukshme gjatë viteve të fundit dhe mund të vazhdojë edhe më shumë” , tha ai.

Sipas tij, nuk ka alternativë  tjetër përveç bisedimeve, negociatave si dhe kompromisit.

“Më vjen mirë që pashë lajmërimin e mbrëmshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sepse mendoj se ky është një hap i rëndësishëm nga ana kosovare për përmbushjen e të gjitha obligimeve të marra . Një faktor tjetër që është shprehur kohëve të fundit ka të bëjë me strategjinë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, e që kanë dhënë me të vërtetë stimulim si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë,  për të shkuar drejtë normalizimit që kemi folur për vite”, tha ai .

Delawie tha se Shtetet e Bashkuara  të Amerikës mbështesin aspiratat e Kosovës dhe të Serbisë për t’ju bashkuar  Evropës.

“Mbështesim aspiratat e tyre dhe mendoj që viti 2018 është viti kur këto dy vende duhet  të bëjnë përparim në dialog për aspiratat e tyre”,tha Delawie.