Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/01/autoaksident1149848785136459.jpg

Dy të vdekur nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime

Publikuar: 05/05/2018

Në rrugën Ferizaj-Shtime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 05:35 minuta, saktësisht në dalje të fshatit Koshare, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas komunikatës të PK-së, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B. m/sh/k , 40 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge , me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishin ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Po ashtu me këtë rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.