Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/thaci-Haradinaj.jpg

Haradinaj dhe Thaçi përplasen për drejtorin e AKI-së

Publikuar: 11/04/2018

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Presidencë emrin e ri të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Haradinaj propozoi që në krye të AKI-së të vendoset Latif Merovci. 

Merovci mban akutualisht postin e AKI-së.

Por kërkesa e kreut të shtetit të Kosovës deri tani nuk ka marrë dritën jeshile nga Presidenti, Hashim Thaçi, raporton Indeksi Online.

Vetëm pak javë më parë Haradiaj ka shkarkuar kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Vendimi erdhi pasi policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës deportuan gjashtë shtetas turq nga Kosova për në atdheun e tyre.