Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/01/ramushharadinajfotoegzonmarkueo800x45036526.jpg

Haradinaj: Finalja e dialogut, njohja e Kosovës

Publikuar: 05/04/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se duhet shikuar se ku është problemi që gati dy dekada kanë kaluar dhe ende ne kemi probleme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai këto komente i bëri në konferencën “Skenarët e `Finales së Madhe` ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG).

Sipas tij një problem që nuk po mund të zgjidhet nga Brukseli është marrëveshje për energjinë, ku Serbia po nxjerrë ende problem në këtë sektor ku Kosova po ka miliona euro humbje.

Ai tha se dalja në dialog është interes dhe për këtë duhet të ketë unitet nga politikanët kosovarë.