Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/boyko_borissov.jpeg

Kryeministri bullgar, të hënën në Kosovë

Publikuar: 12/04/2018

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, të hënën vjen në Kosovë.

Ai po vjen me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Ardhja në Kosovë e kryeministrit bullgar është konfirmuar edhe nga Zyra për Komunikim me Publikun e Presidencës.

“Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, vjen të hënën në Kosovë me ftesë të presidentit Thaçi. Ai do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj”, thuhet në përgjigjen e tyre.