Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/Prizren-750x430.jpg

Kur flamuri i Kosovës ngatërrohet me të Shqipërisë

Publikuar: 14/04/2018

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ka zhvilluar një takim në Amasya të Turqisë bashkë me Cafer Ozdemir nga Turqia dhe Kryetarin aktual të Këshillit të Qarkut të Beratit, Petrit Sinaj.

Por në vendin ku u zhvillua takimi, parapërgatitje s’kanë shkuar mirë. Në banerët e vendosur prapa treshes që po mbanin fjalimin, janë ngatërruar flamuri i Kosovës me atë të Shqipërisë.

“Në takimin trepalësh Berat-Amasya-Prizren, dizjneri i banerit ish ngatërru pak 🙂 U dakorduam për bashkëpunim në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, arsim dhe ekonomi”, ka shkruar Haskuka në Facebook.