Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/kuvendi-6-1.jpg

Nesër vazhdimi i seancës plenare

Publikuar: 12/03/2018

Kuvendi i Kosovës nesër (e martë) duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare.

Sipas njoftimit për media të Kuvendit, në këtë seancë në agjendë do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018:

1. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.