Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/260127-g7Y6qxYLi6.jpg

Pacolli: FSK së shpejti ushtri

Publikuar: 17/04/2018

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti.

Pacolli, një postim në Facebook, e ka shoqëruar edhe me një fotografi, ku prapa tij shihen dy pjesëtarë të FSK-së.

“Nuk janë të shumtë që flasin për ta, por ata e meritojnë të gjithë respektin. Po flas për anëtarët e FSK-së mbrapa meje, të cilët edhe së shpejti do të jenë ushtri!”, ka shkruar Pacolli.