Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/liria-e-mediave-890x395.jpg

Protestë në Ditën Botërore të Shtypit

Publikuar: 03/05/2018

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar të gjithë gazetarët që të jenë pjesë e protestës që do të mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 11:00.

Sot, është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve.