Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/01/autozgjedhjeee150921973435963.jpg

Shala: Kërkesa për zgjedhje të reja, joserioze

Publikuar: 05/04/2018

Analisti politik Behxhet Shala ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje të reja më tepër është një kërcënim sesa përpjekje serioze e subjekteve politike.

Ai ka thënë se nuk ka gatishmëri dhe kushte për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

Madje, sipas Shalës, mbajtja e zgjedhjeve nuk do të kishte kuptim pa u kryer një reformë e thellë zgjedhore.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se opozita nuk do të parashtrojë mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.

Sipas Shalës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do të bëhen bashkëpunëtorë të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë.

Pavarësisht prej problemeve, ai ka thënë se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë të funksionojë edhe për një kohë.