Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/FB_IMG_1523959924968.jpg

Thaçi i garanton Merkelit zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Publikuar: 17/04/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi ka njoftuar në Facebook se tema të bisedës kanë qenë normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa e ka grantuar se Kosova do ti respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura.

Ja njoftimi i plotë:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kancelaren Merkel, e cila është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me kancelaren Merkel biseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atë e sigurova se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesë e bisedës sonë ishte edhe roli konstruktiv i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe funksionalizimi i Ekipit Menaxhues, i cili është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. HTH