Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/30594931_1897443703659313_4313579669921202176_n.jpg

Thaçi kërkon qartësim të perspektivës evropiane për Kosovën

Publikuar: 10/04/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryeministri bullgar, Boyko Borissov që të qartësohet perspektiva evropiane për Kosovën gjatë peridhës sa Bullgaria do të kryesoj Presidencën e Bashkimit Evropian.

‘Ne biseduam për Samitin e Sofjes, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Poashtu konfirmuam se do të takohemi shumë shpejt për koordinimin të agjendë sonë bilaterale por edhe asaj Euro-Atlantike. Unë theksova nevojën e qartësimit të perspektivës evropiane për Kosovën, si parakusht për krijimin e një dinamike të re në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE. Samiti i Sofjes për Kosovën është një shans i ri i avancimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Ishte qëndrim i përbashkët që duhet të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një domosdoshmëri për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor’, ka njoftuar presidenti.