Lajme http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/duskomarkovic37433.jpg

Markoviq anulon vizitën në Kosovë

Publikuar: 06/02/2018

Kryeministri i Malit të Zi nuk do të vijë sot në Kosovë. Zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike.

Markoviq ishte paraparë që të takohet në Kosovë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe me prodhuesit e Kosovës.

Nuk dihet data se kur Markoviq  do të vizitojë Kosovën.