Lajme http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/permbytje_shkoder.jpg

Mbi 5 mijë hektar nën ujë

Publikuar: 23/03/2018

Situata e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës vazhdon të përkeqësohet pasi sipërfaqja totale ka arritur mbi 5003 ha.

Bashkia e Shkodrës ka paraqitur detajet për disa zona deri në orën 9 të mëngjesit të datës 23 mars 2018.

Njësia Administrative Dajç: 1795 ha 

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat, rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela janë te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marrë masat përkatëse. Ka mungesa të energjise elektrike pothuajse në teë gjitha fshatrat.

Paraqitet shumë e nevojshme vendosja e shenjave orientuese në rruge për të bëre të mundur kalimin. Kanë filluar të demtohen edhe disa segmente rrugore.

Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha 

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Bashkia Shkoder ka bere furnizimin e banoreve me ujë të pijshëm. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Lagjia Gorice është totalisht e izoluar. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .

Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha fshatrat.

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë :

Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa ne atë te Çasit paraqiten shume probleme ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e pakalueshme.

Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Ne lagjen Vilun- Baks-Rrjoll si pasoje e eres se forte eshte rrezuar dhe demtuar transformatori duke lene pa energji elektrike banoret.

Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur kalimin.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër: 

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 50 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. Ne këtë moment janë 76 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1.            Koncentrat 110t

2.            Bar i thatë 50 t

Baza ushqimore e ardhur nuk është e duhura (ka ardhur elb).

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.