Lajme http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/vershime.jpg

Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat për motin e keq, kjo zonë është 60% nën ujë

Publikuar: 07/03/2018

Ministria e Mbrojtjes jep informacion të detajuar lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë si pasojë e reshjeve.

Gjatë natës së djeshme në të gjithë territorin e qarkut sipas informacionit të marrë nga specialisti i EC në prefekturë, situata gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Obot të Shkodrës rreth 60% e banesave kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, ndërsa mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta.

Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit, rreth 500-600 ha tokë.

Janë të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale ku përfshihen rreth 100 krerë gjedh, 100 krerë derra dhe 300 të imta në Fshatin Obot dhe Muriqan të Nësisë Administrative Ana Malit.

Ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe.

Forcat e Armatosura që nga ora 06:30 datë 07.03.2018 kanë angazhuar në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda të cilët po vijojnë evakuuimin e banorëve.

Qarku Kukës.
Qarku i Kukësit gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar.

Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpateve duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë.

Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme,bashkia Kukës dhe 4 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.

Qarku Dibër
Rrugët nacionale dhe rurale në të gjithë qarkun janë te qarkullueshme pa probleme, Aksi nacional Ura e Qytetit-Zerqan, e dëmtuar nga rrëshqitja në një segment prej 20 ml, është kthyer i kalueshëm, pasi është punuar nga operatori kontraktor duke e mbushur me inerte. Për shkak te kësaj rrëshqitje, është dëmtuar edhe një banese e qytetarit Bexhet Murrja, duke e kthyer banesën thuajse të pa banueshme.

Në bashkinë Bulqizë, është kthyer e kalueshme rruga rurale Zogjaj-Bllace, pasi është punuar nga bashkia me mjete e forca pune.

Në bashkinë Klos, është e pa kalueshme rruga rurale Xibër-Tiranë.

Në bashkinë Mat, si efekte i reshjeve te mbrëmshme, nga rrëshqitje toke, është dëmtuar një banesë (kthyer e pa banueshme) në fshatin Prell te njësisë administrative Rukaj.

Mungesë të energjisë elektrike ka patur në dy lagje te qytetit Peshkopi dhe njësinë administrative Zall Dardhë.

Qarku Durrës
Gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e bashkisë dhe në të gjithë territorin e qarkut ka pasur reshje shiu të dendura për disa minuta duke krijuar probleme në trafik veçanërisht në qytet i cili pas një kohë të shkurtër është normalizuar.

Si rezultat i reshjeve në rrugën që shkon drejt “ish Vilës së Zogut” është shembur një masiv dheu.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e bashkisë Durrës me mjete dhe kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit duke e kthyer në normalitet zonën e dëmtuar.

Bashkia Krujë
Mëngjesin e sotëm në fshatrat Murqin, Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, bashkia Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë.

Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe aktualisht është në rënie.

Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.

Qarku Korçë
Vazhdon të jetë e njëjtë situata në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit.

Rrëshqitje masive të tokës ka pasur dje edhe në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht.

Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës.

Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e të gjithë zonës.

Qarku Gjirokastër
Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, vazhdon të jetë ende i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor.