Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/behgjetpacolli138130.jpg

Pacolli: Po hetohet rasti i zjarrit në autobus

Publikuar: 04/03/2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se autoritetet kroate janë duke u marrë me hetimet e arsyeve që shtynë autobusin të merrte flakë.

Ai ka shprehur keqardhje për incidentin duke konfirmuar se përpos dëmeve nuk ka asnjë udhëtar të lënduar nga kjo ngjarje.

“Shpreh keqardhje për incidentin, që ndodhi në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi (në pjesën kroate) me autobusin e linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova. Nga informacionet, që kam pranuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre. Për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurtë, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë. Falënderoj autoritetet kroate, që tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit”, ka njoftuar në Facebook, Pacolli.