Botë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/xi-jinpin.jpg

President për jetë në Kinë

Publikuar: 11/03/2018

Kina është e vendosur të miratojë heqjen e kufizimit të mandateve për udhëheqësin e saj, veprim ky q do të lejojë në mënyrë efektive Xi Jinping të mbetet si president për gjithë jetën.

Kjo lëvizje është pjesë e një sërë ndryshimesh kushtetuese, që pritet të miratohen nga mbledhja vjetore e Kongresit Popullor të Kinës të dielën.

Kina ka vendosur një kufizim me dy mandate ndaj presidentit të saj, që nga vitet 1990. Xi Jinping, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste të Tetorit.

Në vend të kësaj, ai e konsolidoi pushtetin e tij politik, ndërsa partia votoi për të ruajtur emrin dhe ideologjinë politike në kushtetutën e partisë, duke e ngritur statusin e tij në nivelin e themeluesit të saj, Mao Ce Dunit.

Në fund të shkurtit, partia propozoi heqjen e kufizimit të mandateve në detyrë, nga kushtetuta e Kinës.