Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/gjenera.jpg

Presidenti gradon gjeneralët

Publikuar: 06/03/2018
Presidenti, Hashim Thaçi, ka bërë gradimin e dy gjeneralbrigade në gradën “Gjeneralmajor” dhe pesë kolonelëve në gradën “Gjeneralbrigade”.

Bashkim Jasharin, nga gjeneral major është graduar në gjeneral brigade.
Të njëjtën gradë ka marrë edhe Zymer Halimi.
Gjeneral brigade Enver Cikaqi është emëruar komandant i Forcave Tokësore dhe zëvendëskomandant i FSK-së.

Ryfete Spahiu, që ka marrë detyrën e drejtimit të Komandës dhe Doktrinës, Naim Haziri ëtshë emëruar shef i Brigadës të Mbështetjes Operacionale, Xhevahir Geci ka marrë detyrën e zëvendëskomandantit të Forave Tokësore, Fadil Hadërgjonaj është bërë pjesë e kabinetit të ministrit të FSK-së, si edhe Skënder Zhitia.

 

Sipas Thaçit, ky gradim do të shërbejë në transformimin e FSK-së në ushtri.

“Këto gradime nuk janë të rastësishme sepse edhe vetë Forca e sigurisë së Kosovës është rritur dhe është zhvilluar gjatë këtyre viteve. është bërë një forcë moderne shumë etnike me standarde të NATO”, raporton Ekonomia Online.

“Si forcë e sigurisë është e gatshme të marr përgjegjësi shtesë e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, këta të graduar sot me angazhimin e tyre e kanë sjell FSK-në  në prag të transformimit në Forca të armatosura”.

“Bashkë me të sapo graduarit  me transformimin e FSK do të punojmë që ushtrinë tonë ta integrojmë edhe në NATO, dhe do të kontribuojmë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.