Lajme http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/droga170.jpg

Pronari i kompanisë së kokainës çudit me deklaratën e tij

Publikuar: 01/03/2018

Pronari i kompanisë “Arbri SHPK”, në konteinerin e të cilit u gjeten 613 kg kokainë ka folur për herë të parë pas aksionit të djeshëm të policisë.

Çekaj aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri, dhe në reagimin e tij të parë publik ka deklaruar se ai është i pafajshëm dhe se është i gatshëm të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me prokurorët.

Çekaj ka deklaruar se ai porosit çdo javë fruta nga Kolumbia dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me drogën e gjetur.

Ai është shprehur se nuk është përgjegjës për kontenierët, por vetëm për porositë që bën për frutat tropikale që sjell në Shqipëri.

Biznesmeni ka deklaruar se ai nuk ka kamion dhe se trajleri, ku u kap 613 kilogramë kokainë nuk është i tij.

“Që nga viti 2012 janm regjistuar në QKR, skam asnjë lidhje me drogën e kapur theksoj, se po spekulohet shumë. Po Arbër Cekja porosit cdo javë fruta nga Kolumbia, Ekuadori, Amerika, limon e portokaj nga Argjentina dhe ska asnjë lidhje me drogën e gjetur apo me gjëra të tjera të paligjshme”., ka thënë ai në Neës 24.

Nëse do futeshin në burg të gjithë pronarët e kompanive sa herë është kapur drogë në kontenier s’do kishim asnjë frut për të shitur as në Shqipëri as në Evropë.

Kam kontratë për 4 kontenierë në javë me një nga firmat më serioze në Kolumbi

Pjesë nga deklarata
Unë porosis 1500 arka banane.

Kontenierët s’kanë lidhje me firmën Arbri-Garden

Asnjë person s’është kapur në flagrancë, thjesht kanë pritur gjithë ditën të vinin kontenierët, Donaldo është thjesht në mungesën time ka shkuar aty me kolegun e tij dhe e gjitha kjo s’ka asnjë gjë të paligjshme nga ana jonë, unë s’kam as kamionin tim.

Policia të gjente ku do shkonte droga pasi të shkarkoheshin bananet, unë jam pro gjendjes së drogës dhe ndalimit të të gjitha drogave, kjo është e vërteta. As kamioni as shoferi s’ka lidfhje me Arbri Garden, 20 paleta do shkarkonte te ne kontenieri dhe do ikte.