Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/immunodeficienza-comune-variabile.jpg

Çifti shqiptar rrëfen idenë gjeniale, pse e fshehëm te arushi drogën

Publikuar: 23/04/2018

Një çift shqiptar në Ghent të Belgjikës u dënua me 42 muaj burgim për shitje të lëndëve narkotike.

Ata kishin fshehur kokainën në arush-pellushin të vajzës së tyre 2-vjeçare.

Rasti u zbulua në vitin 2017, ndërsa aktualisht po zhvillohen seancat gjyqësore.

Ata u zbuluan nga deklarimet e disa prej klientëve të çiftit, të cilët po blenin kokainë nga shqiptarët.

Në banesë iu gjet 10 gram kokainë e fshehur ne arushin e vajzës, si dhe sende të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e drogës.

“Isha i sigurt që vajza ime nuk e mbante kurrë atë arush, ishte vendosur lart në dollap”.

Kokaina ishte fshehur tek arushi sepse nuk e mendova kurrë që policia do të kontrollonte lodrat e fëmijëve”, tha në gjykatë babai i 2-vjeçares.

Prokurori kërkon 30 muaj burgim për babain dhe 1 vit për nënën.

“Zonja shiti drogën kur bashkëshorti i saj nuk ishte në shtëpi, dhe kjo e bën atë bashkëpunëtore”, tha prokurori i çështjes.

Përveç dënimeve, për çiftin shqiptar kërkohet edhe të gjobiten me 130 mijë Euro. Vendimi i Gjykatës do të jepet më 14 Maj.