Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/2215874.jpg

Fatos Nanon tentuan t’a vrisnin 5 herë

Publikuar: 08/04/2018

Fatos Nano është një ndër politikanët më me influencë në Shqipëri.

Pavarësisht se ai është tërhequr prej vitesh nga politika, Nano shihet ende si një ndër figurat më të rëndësishme në PS.

Gjatë karrierës së tij ai është tentuar të vritet 5 herë.

Një ndër atentatet ka ndodhur në Berat, një në Shkodër, një në vilën kryeministrore, një kërcënim në zyrë dhe ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998.

Nano ka bërë 1 353 ditë burg.

Ai u dënua me 12 vjet burg me akuzën për shpërdorim detyre në favor të të tretëve dhe vuajti dënimin në burgun e Tiranës deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë te Tepelenës deri në vitin 1997.

Natos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të armatosura në jug të vendit.

Lirimi i tij ishte një kërkesë e opozitës së majtë, por edhe e ndërkombëtarëve si një lëvizje për të qetësuar trazirat në vend.