Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/makina4.jpg

Gjendet vetura me një kosovari të djegur

Publikuar: 05/05/2018

Ditën e sotme në Derven të Fushë-Krujës është zbuluar një makinë e shkrumbuar në të cilën u dyshua se ishte djegur edhe një person.

Makina pa targa është gjetur në një arë dhe brenda saj janë gjetur pjesë të një trupi.

Mësohet se shtetasi i djegur brenda makinës është nga Kosova me inicioale XH.Osmani.

Ekspertë mjekoligjorë, kriminalistë dhe specialistë të shërbimit zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.

Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.