Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/IMG-1b0d105fb1e37a05cfd7496f109af758-V.jpg

Mogherini i thotë JO shoferit, parakalon në bulevard drejt Edi Ramës (Foto)

Publikuar: 18/04/2018

Hapa triumfalë hodhi këtë paradite shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, kur e përshkoi në këmbë rrugën nga presidenca drejt kryeministrisë.

Ecjes ia shtonte solemnitetin prezenca përreth saj e Romana Vlahutin, shefja e delegacionit të BE-së, zyrtarë të tjerë të huaj dhe një shpurë truprojash, që mbanin larg njerëzit e medias.

Sepse dhjetëra kameramanë dhe fotografë fiksuan këtë ecje të shkurtër drejt Edi Ramës, deri në hyrjen e kryeministrisë.

Në shkallët e godinës ku priste Edi Rama, pankartat që reklamonin “Providence”, ekspozitën e Ornela Vorpsit, ishin shtyrë më tej për t’i bërë vend ushtarëve të gardës, veshur me uniformën e kuqe.

Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme doli ta priste shefen e diplomacisë së BE-së dhe delegacionin pas saj për ta shoqëruar brenda.