Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/06/zora.png

Nënshkruhet marrëveshja për emrin e ri të shtetit fqinj

Publikuar: 17/06/2018

Maqedonia dhe Greqia nenshkruan paraditen e sotme marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Në ceremoninë qe u zhvillua  në Prespë në pjesën e Greqisë, dy kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev e vlerësuan si një moment mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e dy vendeve.

Dokumenti që parasheh emrin, Maqedonia e Veriut, u nënshkrua nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Nderkohe forca te shumta policore ndane zonen e ceremonise nga protestuesit kunder nenshkrimit te marreveshjes.

Nga përfaqësuesit ndërkombëtar në këtë akt që vlerësohet si një nga më të rëndësishmit që nga pavarësia e Maqedonia dhe përfundimi i konfliktit të vitit 2001, marrin pjesë ndërmjetësi i OKB-së, Metju, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini si dhe Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne prej nga do të përcjellin mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni.

Marrëveshja që zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.