Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/kotzias14.jpg

Nesër mbahet raundi i ri i bisedimeve

Publikuar: 29/03/2018

Kryeministri grek, Aleksis Cipras inkurajon palën maqedonase të merr vendime të rënda, por të domosdoshme për zgjidhjen e emrit, pasi për Shkupin kjo është çështje ekzistenciale. 

Cipras sqaroi edhe një herë se ndryshimi i Kushtetutës është parakusht për një zgjidhje të qëndrueshme.

“Ne nuk po negociojmë që të arrijmë një zgjidhje që do të theksonte se negociojmë me një sens të përgjegjësisë nacionale dhe të synojë arritjen e zgjidhjes që do të ruajë historinë dhe trashëgiminë dhe në të njëjtën kohë edhe papërgjegjshmërinë, nga ana tjetër. Ne jemi përcaktuar për një zgjidhje të qëndrueshme, afatgjate dhe jo një zgjidhje që rrezikon të prishet shumë shpejtë. Prandaj kemi vënë kusht ndryshimin e Kushtetutës së fqinjit. Nuk do të bëjmë atë që është në interes të partisë, por atë që është në interes nacional”, deklaroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Ky qëndrim i kryeministrit grek vjen në prag të takimit të treshes Dimitrov-Kocijas-Nimic në Vjenë.

Me ç’rast pritet që mëngjesin e nesërm nën ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic palët të negociojnë rreth pikave thelbësore të propozim-marrëveshjeve të shkëmbyera tashmë. Ndërkaq sonte pritet që dy ministrat të kenë darkë pune. E

dhe përskaj dallimeve në qëndrimet e Shkupit e Athinës zyrtare, qeveritë e dy vendeve kanë shprehur gatishmëri për t’i dhënë fund këtij kontesti shumëvjeçar dhe optimizëm se do të arrijnë progres pikërisht në raundin e nesërm të negociatave. 

Pavarësisht tensioneve të fundit në Athinë, akuzave e kundër-akuzave midis partive qeveritare e ato opozitare, për javën e ardhshme është caktuar një takim liderësh ku ndër tjerash pritet të bisedohet edhe rreth përfundimeve të takimit të Vjenës.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse një takim i ngjashëm do të mbahet edhe në Shkup.