Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/edi_rama_albin_kurti.jpg

Pas Thaçit, Rama takon Kurtin

Publikuar: 04/04/2018

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosjes.  

Nuk dihet shumë detaje lidhur me takimin që përfundoi rreth orës 12:30 ndërkohë Albin Kurti është i ftuar në konferencën Ballkanike të Partive Socialiste Evropiane

Dje, Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

Takimi i cili ka qenë jashtë syrit të mediave është zhvilluar në një kafe pranë kryeministrisë dhe ka zgjatur disa minuta.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit ky takim ka qenë informal.

Vizita e presidentit të Kosovës në Tiranë vjen 3 ditë pas protestës në rrugën e Kombit, por edhe një javë pas ekstradimit të 6 shtetasve turq si mbështetës të Gylen.