Rajon http://mediapress.al/wp-content/uploads/2017/12/vucicccc35631.jpg

Vuçiq: Jemi të gatshëm të bëjmë kompromis por edhe Kosova të bëj

Publikuar: 27/05/2018

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke folur sot për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, deklaroi se shteti i tij është i gatshëm të zhvillojë bisedime dhe të gjejë një zgjidhje mes dy vendeve.

“Nuk e di nëse do të vazhdojnë në qershor, korrik apo gusht. Gjithsesi ne nuk do t’u ikim këtyre bisedimeve”, u shpreh Vuçiq.

Ai shtoi se pavarësisht gatishmërisë së Beogradit për të vazhduar këto bisedime në Bruksel, duhet të shihet edhe nëse ky dialog po prodhon diçka produktive në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët, transmeton lajmi.net.

“Sa herë që bëj një pyetje, ajo mbetet pa përgjigje. Ne jemi të gatshëm të flasim, mirëpo duhet edhe të shohim rezultatet nga këto bisedime”, shtoi Vuçiq.

Madje Vuçiq thotë se sipas tij Beogradi ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga dialogu i Brukselit, përderisa Prishtina nuk ka përmbushur të vetmen marrëveshje që e kishte obligim ta implementonte.

“Para se të gjithash, duhet të shohim palën tjetër tek përmbush obligimet e saja. Ne nuk mund të flasim vetëm për gjetjen e një zgjidhje, e ndërsa Serbia kryen të gjitha të tjera dhe nuk merr asgjë në këmbim”, u shpreh Vuçiq.

Ai shton se Serbia është e gatshme për kompromise dhe lëshime, mirëpo vullnet për një gjë të tillë, Vuçiq thotë se duhet të ketë edhe pala kosovare.

Vuçiq këto komente i bëri në një konferencë për media pas eventit të organizuar në Serbi për Ditën e Policisë.