Botë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/puetinok.jpg

Raketa ruse rikthen frikën e Luftës së Ftohtë

Publikuar: 02/03/2018

Fjalimi i zellshëm i Vladimir Putin rikthen hijet e Luftës së Ftohtë.

Shumica e analistëve ndërkombëtarë besojnë se prezantimi i raketës së re të pakapshme nga radarët dhe sistemet mbrojtëse dhe në gjendje që të transportojë mbushje bërthamore, nëse është e vërtetë, atëherë do të ndryshojë rregullat e lojës.

“Rusia gjithmonë ka qenë një fuqi bërthamore, por nuk na kanë dëgjuar. Të na dëgjojnë tani!”, u shpreh ndër të tjera shefi i Kremlinit.

Por, ky fjalim u mbajt pak më shumë se dy javë nga zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, të cilat Putin pritet t’i fitojë lehtë.

E pikërisht në këtë kontekst një pjesë e analistëve ndërkombëtarë e minimizojnë deklaratën.

Ata thonë se ajo është bërë në kuadër të fushatës elektorale dhe nuk shohin arsye që mund të rikthejë garën e armatimit mes Moskës dhe Uashingtonit.

Por rreziku mbetet. Gleb Pavlovsky, një ish-këshilltar presidencial në SHBA thotë se gara e armatimeve mund të rikthehet e bashkë me të edhe gjuha më e ashpër e kërcënimeve dhe kundërkërcënimeve.