Lajme http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/01/edirama11170x44036884.jpg

Rama publikon pamje nga ndryshimi në Vlorë: Më shumë do të bëhet (Video)

Publikuar: 11/03/2018

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel, me pamje nga qyteti i Vlorës, ku reklamon ndryshimet e bëra.

Ai sjell pamje nga rruga Transballkanike, hapësirat publike, 3 Rracat, Lungomare dhe Unaza.

“Mirëmëngjes dhe me këtë vrapim me sy mbi Vlorën e rilindur, ku ka ende shumë akoma për të bërë, e shumë më shumë do të bëhet, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Në videon më poshtë shihni pamjet të filmuara nga ajri, nga ndryshimet në qytetin bregdetar.