Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/bujar-3-750x430.jpg

Vazhdojnë përgatitjet për takimin e dy qeverive

Publikuar: 15/03/2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit të qeverisë për organizimin e seancës  së përbashkët qeveritare me Kosovën, sot u takua me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në takim u shqyrtuan përgaditjet për ktë seancë në të cilën pritet të nënshkruhen  disa marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të merren më shumë vendime në lidhje me iniciativat për projekte me interes për të dyja vendet.

“Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura, që paraqet  bazë  mbi të cilën ndërtohen marrëdhëniet tona të  fqinjësisë së mirë”, tha Osmani në takim. Ai  vuri në dukje se qeveritë e të dyja  vendeve kanë për obligim  që mardhëniet e mira midis popujve të dy vendeve ti shkrijnë në politika reale, me të cilat do të mundësohet  thellimi i bashkëpunimit,  komunikimit, shkëmbimit dhe në përgjithësi bashkëveprimi mes dy shteteve.

Gjatë takimit u shqyrtuan disa iniciativa për bashkëpunim të ndërsjellë, siç është mundësia e bashkëpunimit në energji, përparimin e infrastrukturës, lehtësime dhe ulje të tarifave në komunikimin telefonik dhe digjital, promovimi i njohjes reciproke të dokumenteve si patentat e shoferit, dhe iniciativa të tjera të shumta, dhe  finalizimi i të cilave pritet gjatë mbajtjes  së shpejti të seancës së parë të përbashkët qeveritare midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

“Strategjia e Komisionit Evropian por edhe nisma të tjera siç është  procesi i Berlinit, kanë identifikuar qartë bashkëpunimin reciprok të vendeve të ballkanit perëndimor  si një ndër parakushtet themelore për përparimin e përgjithshëm të rajonit por edhe integrimin evropian të këtyre vendeve. Progresi në bashkëpunimin  mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të jetë shembull se si dy shtete  mund të ju mundësojnë  qytetarëve të  tyre shkëmbim dhe bashkëpunim  të suksesshëm ndërfqinjësor ” tha Osmani, duke shtuar se ai pret që seanca e ardhëshme e përbashkët  qeveritare të përmbyll  këtë proces me  çka bashkëpunimi  mes Maqedonisë dhe Kosovës do të thellohet edhe më.

Seanca e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës, paraqet pjesë të serive të seancave të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me Qeveritë  e shteteve fqinje. Pas mbajtjes së seancave të përbashkëta me Bulgarin dhe Shqipërin,në periudhën e ardhëshme pritet edhe për mbajtjen e seancave të përbashkëta me Sërbin dhe Kosovën.