Botë

Zgjidhet gruaja e parë në krye të CIA-s (Foto)

Publikuar: 13/03/2018

Pasi emëroi Mike Pompeon si Sekretar Shteti, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka vendosur që CIA-n, ku shërbente Pompeo, t’a drejtojë pikërisht një grua.

Bëhet fjalë për Gina Haspel, e cila nga sot do të jetë përgjegjëse për sigurinë e SHBA-ve dhe interesave të tyre në botë.

“Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, do të bëhet Sekretari i ri i Shtetit. Ai do të bëjë punë fantastike! Faleminderit, Rex Tillerson-it, për shërbimin e tij! Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë detyrë! Urime të gjithëve!”., – shkroi gjysmë ore më parë Presidenti Trump në Twitter.