MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/qnr-780x439-1.jpg

​Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.

Më pas do të rinumërohen edhe 7 vendvotime tjera që sot ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rinumëruar e që lidhen me personin që ka qenë i pranishëm në videon e bërë publike.

E pranishme në QNR është edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe hetues të Prokurorisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se në QNR do bëhet edhe rinumërimi i vendvotimeve të tjera për të cilët ka vendosur PZAP.

“Fillimisht KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe votave të cilat kanë ardhur përmes postës për kandidatët e subjektit politik AAK. Po ashtu, KQZ sot ka marrë vendimin për rinumërimin edhe të 7 vendvotimeve që gjatë procesit të rinumërimit të tyre ka marrë pjesë edhe personi, i cili ka qenë pjesë e videos apo lajmit që është transmetuar në medie. Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit votave me postë, me kusht dhe këtyre 7 vendvotimeve, do të fillojë me fazën tjetër të numërimit të vendvotimeve. KQZ do të fillojë me fazën tjetër të numërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP”, tha Elezi, transmeton KP.

Elezi tha se janë më shumë se 100 vendvotime të tjera që PZAP ka marrë vendim për rinumërim, por lista e saktë ende nuk dihet. Ai deklaroi se rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët për deputet të AAK do të përfundojë brenda disa orësh, ndërsa për vendvotimet tjera duhet të pritet lista e saktë.

“Deri tash sa munda të shoh prej vendimit të PZAP-it janë rreth 100, megjithatë duhet të shohim t’i lexojmë të gjitha vendimet dhe të shohim se sa prej tyre janë për t’u rinumëruar plotësisht, sa pjesërisht, sa vota brenda një subjekti politik, në ndërkohë do ta kemi listën të saktë, listën e vendvotimeve që i nënshtrohen procesit të rinumërimit…Rinumërimi i votave me kusht dhe votave me postë që i takojnë kandidatëve të subjektit politik AAK përfundon brenda një kohe të shkurtër brenda disa orësh, ndërkaq sa i përket vendvotimeve tjera duhet të presim listën e saktë”, tha Elezi.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera