MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/vjosa-dhe-albini.jpg

​Osmani e Kurti bëjnë homaxhe për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka



Presidentja në detyrë Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në 39-vjetorin e vrasjes, kanë bërë homazhe pranë varrit të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Osmani ka shkruar në Facebook se me aktivitetin e tyre të përbashkët patriotik për lirinë e vendit, ata jo vetëm që dhanë mesazhin për bashkimin e shqiptarëve, por edhe u sakrifikuan për të.

“Pothuajse katër dekada më pas, vepra e tyre kujtohet me respekt dhe është model i përkushtimit për lirinë e vendit, siç ishte shprehur në vitin 2002, me rastin e kthimit të eshtrave të heronjve në Dubovik, presidenti Ibrahim Rugova: “Puna dhe vepra e tyre na e lanë lirinë e cila na duhet si buka dhe fryma e Zotit, e këtë diti ta bëjë Jusuf Gërvalla”. Ata trasuan rrugën e lirisë, ndërkaq krenaria për ta e shembulli i tyre do të përcillet ndër breza. Jetoftë përjetë kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën”, ka shkruar ajo.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera