MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Vaksinimi-e1609016568122.jpg

101 vjeçarja, e para në Gjermani që merr vaksinën kundër COVID-19



Vaksinimi kundër koronavirusit filloi sot në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Europian të njoftuar për nesër.

Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla, përcjellë Klan Kosova.

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

 

Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar, tha Tobias Kruger, drejtori i Shtëpisë për të Moshuarit në Halberstadt, ku filloi sot vaksinimi, përcjellë Klan Kosova.

Ai tha se 40 nga 59 përdoruesit e shtëpisë ishin vaksinuar, së bashku me dhjetë nga rreth 40 punëtorë, duke përfshirë edhe atë, raporton AP.

Deri më tani, 1627103 njerëz janë infektuar në Gjermani dhe 29422 njerëz kanë vdekur.  Ndryshe, të parët në listë për marrjen e vaksinës janë personat më të vjetër se 80 vjeç dhe njerëzit që janë më të rrezikuar.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera