MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/corona-virus-qkuk.jpg

11 të vdekur nga COVID-19 dhe 364 raste të reja me këtë virus në Kosovë



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të dielën se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 viktima nga COVID-19 dhe janë regjistruar edhe 364 raste të reja të infektuarve me këtë virus.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 364 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 101,517 raste nga 500,112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,072 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87,012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,433.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjilan 40 raste, Gjakovë 29 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 18 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Drenas 9 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 7 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera