MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/FB_IMG_1598778518975.jpg

1643 persona ende të zhdukur



Kanë kaluar më shumë se 22 vjet që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende po presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Familjarët e personave të zhdukur kanë vuajtur në përpjekje për t’u përballur me mungesën e të dashurve të tyre, ndërsa pandemia COVID-19 e ka bërë gjendjen e tyre edhe më të vështirë. 

Rënia e përgjithshme e shkallës së zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur dhe mungesa e një reagimi të duhur ndaj nevojave të familjarëve të tyre kanë mbetur shqetësimet kryesore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, viteve të fundit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, tha autoritetet duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për ta zgjedhur këtë problem humanitar që e ka rënduar shoqërinë kosovare qe më shumë se dy dekada.

I shqetësuar për tempin në rënie në të cilin janë zgjidhur rastet e personave të zhdukur viteve të fundit, Gashi pohoi se përderisa në vitin 2019 janë zgjidhur tetë raste, këtë vit është gjurmuar vendndodhja e vetëm tre personave. 

“Pengesa kryesore ndaj një përparimi më të shpejtë është mungesa e informatave të reja që do të çonin në lokacionet e reja të varrezave,” tha ai.

“Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjarët kanë të drejtë të dinë se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Si gjithmonë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i nxit ato që çështjen krejtësisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në plan të parë.Në anën tjetër, është momenti i fundit që njerëzit që mund të kenë informata që mund të shpijnë në zbardhjen e cilitdo rast të ndonjë personi të zhdukur të paraqiten dhe që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të përpiqen t’i nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon”, thuhet në një komunikatë të KNKK.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se dy dekada pas luftës, të zhdukurit me dhunë mbesin plaga më e madhe dhe më e dhimbshme e shtetit tonë.

Të fundit

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Presidenti reagon pas arrestimeve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it. Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë,

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Mbi 15 mijë raste me Covid

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me virusin korona. Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të

Info Tjera