MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/naom_55f29c4f5568c.jpg

19 vjet nga sulmet terroriste



Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 19-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në mesin e viktimave në Kullat Binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë.

Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

Për të përkujtuar viktimat e këtij sulmi në Kosovë do të mbahen disa aktivitete.

Në nderim të viktimave te aktit terrorist mbi kullat Binjake në SHBA, zjarrfikësit e Prishtinës bëjnë pastrimin e platos dhe vendosjen e flamurit të ri te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, do të vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit.

Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente i ndezin alarmet në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA.

Të fundit

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Rriten rastet me Covid, vdesin dy persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Kosova me 1871 raste aktive me COVID-19

17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus. Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë

Trump, Biden përballen në debatin e dytë dhe të fundit presidencial

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për

BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel. I pyetur se kur mund të ndodhë tak

Info Tjera