MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/klinika-infektive.jpg

223 raste të reja me CoVID-19, vdesin edhe 8 persona në Kosovë



Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 1001 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 223 raste kanë rezultuar pozitiveme virusin CoVID-19.

Sipas raportit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).

“Numri total i rasteve pozitive është 48.905 raste nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 72 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 23 raste, Fushë Kosovë 20 raste, Gjilan 13 raste, Obiliq 12 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Kamenicë 5 raste, Pejë 5 raste, Gjakovë 3 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Ferizaj, Istog, Klinë, Viti dhe Zubin-Potok.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera