MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/Hotiii.jpg

Hoti: Së shpejti liberalizimi i vizave dhe takimi në SHBA



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje për takimet e mbajtura në Bruksel.

“Në Bruksel janë biseduar për shumë çështje dhe më vitale siç janë liberalizimi i vizave, ku kam parë një gatishmëri nga ana e zyrtarëve në Bruksel. Kjo çështje besoj se do të pranohet nga të gjithë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe është obligim i joni që ti mbajmë këto obligime. Shpresoj edhe në ato vende që kanë qenë skeptike që të reflektojnë. Siç e keni parë një grup deputetësh i kanë shkruar kancelares Merkel për liberalizimin e vizave për kosovarët dhe ne do të punojmë me të gjitha vendet e botës për tu përmbajtur kushteve për këtë çështje”, tha Hoti para gazetarëve.

Shefi i qeverisë foli edhe për zhvillimet e fundit sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale.

“Zhvillimet politike, në veçanti që kanë ndodhur në Kosovë e kanë ndërruar dinamikën për neve si qeveri, pas aktakuzës nga Gjykata Speciale. Pavarësisht, ne mbesim të përkushtuar për dialog. Besojmë thellë se dialogu s’ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe dje tek zyrtarët evropian. Është në interes të Kosovës që ky provës të përmbyllet sa më shpejtë. Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit ne e kemi shty vizitën në Uashington. Kam pas kontakte me Grenellin. Së shpejti do të caktohet data për takim, agjenda mbetet e njëjta. Takimi do të mbahet së shpejti i kryesuar nga kryeministri”, tha tutje kryeministri.

Të fundit

Mbi 200 të infektuar me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë të mërkurës numri i personave të infektuar me Covid-19 ka arritur në 214 persona. Sipas institutit, ky numër ka dalë pas marrjes 413 mostrave. 60 pacient u shëruan

Presidenti Thaçi të hënën shkon në Hagë për intervistim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Në një postim në Facebook, Thaçi thotë

Në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme po trajtohen 270 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bazuar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacient

Grenell: Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë të evropianëve

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka dhënë mbështetje udhëheqjes evropiane në dialogun mes dy shteteve. Në Twitter ai ka shkruar se janë

Prishtina së shpejti bëhet me polici komunale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin janë diskutuar për një serë iniciativash që ka ndërmarrë Ministria e Dre

Përfundon takimi Macron-Hoti në Paris

Ka përfunduar në Paris, takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron. Detaje të takimit disa-orësh nuk janë publikuar ende por temë kry

Info Tjera