MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/2_A.jpg

Njësia K9 e Policisë së Kosovës pranon pesë qen për të zbuluar armë të teknologjisë së re



Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës në një ceremoni në të cilën ishin të pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, Sh.T. Christian Heldt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtar.

Përderisa qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.

Përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë (5) qen K9 janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e çertifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e Polimerit.

Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasiqë do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.

Në ngjarje, Z. Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP nënshkruan dokumentet e dorëzimit dhe për pjesëmarrësit u bë një prezantim i shkurtër i “qenve në veprim” për të treguar aftësitë e shtesave të fundit të Njësisë K9.

Të fundit

Mbi 200 të infektuar me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë të mërkurës numri i personave të infektuar me Covid-19 ka arritur në 214 persona. Sipas institutit, ky numër ka dalë pas marrjes 413 mostrave. 60 pacient u shëruan

Presidenti Thaçi të hënën shkon në Hagë për intervistim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Në një postim në Facebook, Thaçi thotë

Në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme po trajtohen 270 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bazuar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacient

Grenell: Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë të evropianëve

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka dhënë mbështetje udhëheqjes evropiane në dialogun mes dy shteteve. Në Twitter ai ka shkruar se janë

Prishtina së shpejti bëhet me polici komunale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin janë diskutuar për një serë iniciativash që ka ndërmarrë Ministria e Dre

Përfundon takimi Macron-Hoti në Paris

Ka përfunduar në Paris, takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron. Detaje të takimit disa-orësh nuk janë publikuar ende por temë kry

Info Tjera