MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Lumir-Abdixhiku-8905127.jpg

Abdixhiku: Po, do të jem kandidat për kryetar të LDK-së



Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e kësaj partie që do të mbahet të dielën, më 14 mars.

Kandidaturën e tij e ka konfirmuar Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, duke thënë se këtë vendim e ka marrë pas mbështetjes nga votuesit dhe nga anëtarët e LDK-së, të cilët ia kanë kërkuar një gjë të tillë.

Abdixhiku se kjo do të jetë një garë dhe nuk do të ketë marrëveshje.

“Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi.  Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Njoftimi i plotë:

“Po, do të jem kandidat!

Më 14 shkurt morrëm rezultatin më të rëndë historik. Me vetëm 12.6% e me vetëm 110 mijë vota, u renditëm në pragjet më të ulëta politike. Ishte ndëshkim nga njerëzit tanë, nga qyetarët e vendit tonë, nga të njëjtit që dikur na kishin dhënë besim. E rëndë është rënia, por, më i pafalshëm do të mbetej mosreflektimi i thellë i yni në rrugëtimin tonë përpara. Ky rrugëtim kërkon ndryshim!

Mburrja jonë ndërtohet mbi të shkuarën; prandaj, ne e falenderojmë dhe e nderojmë secilin për shërbim. Por, e shkuara s’na mjafton më! Përpjekja jonë politike duhet t’i qëndrojë të sotmes. Reformat duhet ta projektojnë të ardhmen. Ato duhet të jenë të thella dhe të pashmangshme. Shtyllat tona ideologjike i mbijetojnë kohës – njerëzit jo!

Shtëpia jonë politike duhet të ringritet e të përfaqësojë sërish vendin tonë të mbarë e të mirë me njerëz të ndershëm, të zgjedhshëm, të dijshëm, punëtorë e kredibil. Mendjet tona të brendshme duhet të forcohen e dyert tona duhet të hapen për secilin me mendim të lirë e kritik e me vullnet për shërbim ndaj vendit. Përpjekja jonë vazhdon sepse ideja jeton. Dhe, kur ideja jeton, ringritja është e pashmangshme; s’ka se si të jetë ndryshe.

Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi.

Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Na duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtë një standard të lartë politik. Le të vendoset lirë. Veç LDK mund ta bëjë  një gjë të tillë!Shtëpia jonë politike duhet të ringritet e të përfaqësojë sërish vendin tonë të mbarë e të mirë me njerëz të ndershëm, të zgjedhshëm, të dijshëm, punëtorë e kredibil. Mendjet tona të brendshme duhet të forcohen e dyert tona duhet të hapen për secilin me mendim të lirë e kritik e me vullnet për shërbim ndaj vendit. Përpjekja jonë vazhdon sepse ideja jeton. Dhe, kur ideja jeton, ringritja është e pashmangshme; s’ka se si të jetë ndryshe.

 

Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi.

 

Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Na duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtë një standard të lartë politik. Le të vendoset lirë. Veç LDK mund ta bëjë një gjë të tillë!

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera