MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/abott.jpg

Abott: Marrëveshja e Uashingtonit dhe përfshirja e SHBA në dialog, pozitive



Ambasadori britanik, në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur sot për marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Abbott vlerëson se kjo marrëveshje i sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme, për të cilat pika edhe janë trajtuar në dokumentet e nënshkruara.

”Britania e Madhe e ka mirëpritur marrëveshjen. Por duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës, e ambasadorit Richard Grenell, qe pozitive në kryerjen e një progresi praktik. Ne jemi duke bërë disa arritje progresive të cilat janë tashmë të njohura për ju. Ishte nje fokus më i lartë nga me përfshirjen e SHBA-së”, tha Abbot.

”Mendoj që vetvetiu është një arritje nga kjo marrëveshje. Kosova përfiton nga ajo marrëveshje ndërkombëtare”.

”Ju e dini më mirë se të gjithë, unë jam i ri në këtë rajon, ishte histori jo vetëm për relacionin, por edhe për normalizimin dhe negocimin mes palëve”.

”Keni çështje të ndryshme që duhet të zgjidhen dhe duhet të gjendet rrugë. Ato nuk do të zgjidhen vet derisa Kosova nuk i arrit”.

”Mendoj që nganjëherë është zgjidhje se si komuniteti ndërkombëtar do të sjellë mosmarrëveshjen, por mendoj që ky nuk është çelësi”.

”Një çështje që secila qeveri duhet ta dijë dhe ta bëjë është arritja e një diskutimi publik në atë çfarë duhet të dihet se – çka Kosova do në raport me Serbinë?”.

”Mendoj që përgjegjësia e klasës politike për ta drejtuar atë diskutim por edhe për të dëgjuar bashkitë, e sjellë rezultatin e asaj çfarë duhet”.

Këto komente, Abbott i dha sot gjatë një diskutimi virtual që Lëvizja FOL organizoi në forumin FOL Hapur.

Të fundit

A mund ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid gjatë luftës së Kosovës?

Qeveria e Kosovës thotë se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99. Njohësit e ҫështjeve juridike shprehen skeptikë nëse Kosova

Ballkani Perëndimor: Loja e keqe e vjetër me hartat

Ku gjenden saktësisht kufijtë kombëtarë në Evropën Juglindore? Kësaj pyetjeje nuk ka mundur t`i përgjigjet ende asnjë nga projektet e shumtë për rindarjen e rajonit. Një plan i parë i pë

Vaksinimi kundër COVID-19 shtrihet në zonat rurale të Shqipërisë

Qendra shëndetësore Kastrat ndodhet në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe dhe është një nga 12 qendrat e ngjashme në këtë bashki malore. Prej disa javësh, tre infermiere po bëjnë vaksi

A mund Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid gjatë luftës?

Qeveria e Kosovës thotë se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99. Njohësit e ҫështjeve juridike shprehen skeptikë nëse Kosova

Konfirmohen 97 raste të reja me COVID-19 dhe pesë raste të vdekjes

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Mbi 2200 të vdekur nga virusi

Nga marsi i vitit të kaluar, deri të shtunën e 8 majit, në Kosovë janë konfirmuar 106 mijë e 345 raste me koronvirus, janë shëruar 97 mijë e 384 persona, n dërkaq kanë vdekur 2 mijë e 203

Info Tjera