MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/123768866_10165012944000131_6497737537720791084_o.jpg

Administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës



Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po konsiderohet të jetë lajm i mirë për Kosovën. Spektri politik dhe shoqëria civile vlerësojnë se administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi pret që presidenti i ri amerikan të vazhdojë përkrahjen për Kosovën.

Ai pret mbështetjen e Bidenit edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Bidenin.. e kemi të shpirtit, e kemi krahë të fortë. Ai ka qenë gjithherë mik i shqiptarëve. Dihen deklaratat e tij edhe në kohën e bombardimeve. Ai ka mbetur konsekuent në çështjen e Kosovës dhe neve na bënë të mburremi që ai u zgjodh… Presim që ai të jetë një përkrahës edhe në procedurat e ardhshme që na presin, qoftë në bisedimet me Serbinë, të integrimeve dhe normal çka është shumë me rëndësi, edhe integrimit në NATO, që është një pjesë shumë e veçantë për Kosovën, pasi që realisht po jetojmë në një ambient jo shumë të volitshëm të rreziqeve dhe kërcënimeve jo veç nga Serbia, por edhe të Rusisë në rajon”, thotë ai.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija e quan lajm të mirë fitoren e Joe Biden për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, janë një numër faktorësh që nevojiten për të ndërtuar një kohezion në raportet në mes Kosovës dhe ShBA-së, për të fituar një qasje më të favorshme për vendin.

Ai porosit për kujdes pasi sipas tij, shteti i Kosovës duhet të lobojë edhe më tutje për forcimin e marrëdhënieve me ShBA-në.

Teksa thotë se nuk do të shtyhen përpara shumë pika të marrëveshjes Kosovë – Serbi, të arritura në kohën e presidencës së Donald Trump.

“Është lajm i mirë fitorja e zgjedhjeve në ShBA nga Joe Biden, në kuptimin që pritet që të ketë një qasje pak më proaktive karshi Kosovës, duke marrë parasysh edhe marrëdhënien me Kosovën të Joe Biden. Mirëpo, kjo nuk duhet të na fusë në zonën e konfortit, që edhe shteti i Kosovës, edhe komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerikë të mos lobojnë më tutje për t’i përforcuar këto marrëdhënie. Sepse nuk mund të merret e garantuar edhe qasja e Joe Biden”, thotë ai.

E qasja proaktive e ShBA-së ndaj Kosovës, sipas Aliajt nuk ngërthen në vete shtyrjen përpara të pikave të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kohën sa ishte president i ShBA-së Donald Trump.

“Pritet të shtyhen disa pika të asaj marrëveshjeje, e sidomos disa pika që nuk prekin direkt Kosovën dhe Serbinë siç është çështja e 5G dhe gjërave tjera. Mirëpo nuk besoj se do të ketë një vazhdimësi të ndjekjes së pikave të asaj marrëveshjeje. Unë besoj shumë që do të ketë një qasje më ndryshe të kësaj administrate, duke marrë parasysh edhe kabinetin”, shprehet ai.

E Violeta Haxholli nga KDI vlerëson se administrata Trump ka qenë mjaft aktive në procesin final të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo thotë për KosovaPress se është herët për të ditur se cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane, si ndaj dialogut, ashtu edhe ndaj marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova vazhdon që të kërkojë mbështetjen amerikane në procesin e dialogut dhe në përpjekjet e saj për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë. Këtë e ka kërkuar qysh kur ka filluar procesi i dialogut në vitin 2011, fatmirësisht pra, ka pasur një dinamikë dhe përfshirje më aktive të ShBA-vë gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar. Ka një marrëveshje të cilën palët e kanë nënshkruar me presidentin Trump, dhe tani pritet të shihet se cila do të jetë qasja e administratës ndaj kësaj marrëveshje, si do të vazhdojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje e kështu me radhë”, thotë ajo.

E rëndësishme sipas saj, është se një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë nevojë për vëmendjen amerikane në mënyrë që të funksionojë dhe të finalizohet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

“E rëndësishme është se një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë patjetër do të ketë nevojë për vëmendjen amerikane në mënyrë që të funksionojë dhe të finalizohet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe që do të garantojë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi por edhe avancimin e Kosovës drejt njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata siç është OKB-ja, ku edhe ShBA ka një rol shumë të rëndësishëm”, thekson ajo.

Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i SHBA-së pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke e mposhtur kundërkandidatin e tij, njëherësh presidentin aktual, Donald Trump.

Të fundit

Tre të vdekur nga virusi dhe 49 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Dialogu Kosovë-Serbi vendimtar për perspektivën evropiane

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me të cilin kanë diskutuar për perspektivën e rajonit në Bashkimin

Rama flet për ripërcaktimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE duke theksuar se vendi është gati për negociatat. Në një intervistë për gazetaren Giorgia Olandi foli edhe për situat

426 pacientë me koronavirus po trajtohen nëpër spitale

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Koso

A mund ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid gjatë luftës së Kosovës?

Qeveria e Kosovës thotë se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99. Njohësit e ҫështjeve juridike shprehen skeptikë nëse Kosova

Ballkani Perëndimor: Loja e keqe e vjetër me hartat

Ku gjenden saktësisht kufijtë kombëtarë në Evropën Juglindore? Kësaj pyetjeje nuk ka mundur t`i përgjigjet ende asnjë nga projektet e shumtë për rindarjen e rajonit. Një plan i parë i pë

Info Tjera