MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/kqzzzzZ-1.png

Afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë



Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani vetëm 10 subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për çertifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku konstatohet se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në 3 vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet, KQZ-ja ka bërë të ditur se do t’i dërgojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Gjithashtu, listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen edhe në 5 institucione tjera përveç KGjK-së, pra në Ministri të Punëve të Brendshme, Ministri të Punëve të Jashtme, Ministri të Mbrojtjes, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen këtyre institucioneve më së largu deri më 18 janar, ndërsa do të presin përgjigje deri më 20 janar.

“Nëse një kandidat nuk do të çertifikohet nga KQZ, i njëjti do të mund të bëjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Supreme. I gjithë procesi i ankesave dhe vendimmarjes nga KQZ-ja, planifikohet të përmbyllet deri më 31 janar. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike është planifikuar të bëhet më 1 shkurt”, ka thënë Elezi.

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 3 shkurt.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera