MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Policia-e-Kosoves-Foto-KALLXOcom-55-e1519159008909.png

Arrestohet një zyrtar i Postës së Kosovës për keqpërdorim të detyrës



Në njërën nga filialet e Postës së Kosovës gjatë të enjtes është arrestuar një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”.

Arrestimin e ka bërë Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pa informacioneve të marra.

Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe edhe Posta e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se zyrtarit në fjalë ia kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.

“Sot në një nga zyrat regjionale të Postës së Kosovës, një zyrtar ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare në vendin e punës. Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit,  ndërsa  ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës. Posta e Kosovës, është jashtëzakonisht e interesuar që të punësuarit  e ndërmarrjes publike të kryejnë detyrat brenda ligjit dhe me përkushtim të lartë në shërbime ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

OBSH: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë deklaroi se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë. Organizata tha se Evropa është përsë

Rritet numri i ushtarëve në Francë në 7000

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi sot në N

Gjermani: Deri në 25 mijë euro gjobë nëse del pa maskë!

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje. Ajo ka deklaruar se gjoba nës

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale, kandidatët kryesorë po i përqendrojnë sot fushatat në shtetin juglindor të Floridës. Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, fituesi i Floridës ka marr

284 raste pozitive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Info Tjera