MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_564144714275045-2-e1596711026130.jpeg

Arrihet marrëveshja mes qeverisë dhe SBASHK-ut



Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kanë mbajtur konferencë për medie, sa i përket pagesë shtesë prej 100 euro për mësimdhënësit si dhe kontratës kolektive.

Hoti me këtë rast tha se ka kohë që janë duke negociuar për përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie.

Sipas tij, me kontratën kolektive janë saktësuar të gjitha kërkesat duke përfshirë pagesat shtesë, pagën e 13-të, pas vitit 2023, si dhe pagesën e shujtës.

Ai ka bërë të ditur se kontrata kolektive nënshkruhet gjatë së premtes.

“Ministria e Arsimit ka kohë që ka negociuar për disa çështje që lidhen me kontratën kolektive për arsim dhe jemi dakorduar për të gjitha aspektet e saj”.

“I kemi saktësuar të gjitha çështjet jemi dakorduar që të paguhet paga e 13 për të punësuarit parauniversitar në vitin 2023. Kemi saktësuar shujtën ditore për mësimdhënës dhe transportin”.

“Sot do të nënshkruhet kjo marrëveshje. Jam i kënaqur që i kemi adresuar të gjitha çështjet. Kemi dakordim që për shkak të orëve të shtuara për shkak të pandemisë arsimtarëve tu paguhen dy shtesa për shkurt dhe mars”.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se janë marrë vesh me SBAShK-un që për disa pika të marrëveshjes që kanë implikime buxhetore zbatimi të shtyhet deri n ë vitin 2023, raporton EO.

“Lidhur me kontratën kolektive kemi punuar në mënyrë intensive dhe kemi arritur një kompromis”.

“Kemi hasur mirëkuptim që disa pika që bëjmë implikimin e buxhetit të Kosovës të shtyhen deri në vitin 2023. Paga e 13-të është e lidhur me performancë”.

“Sot do ta nënshkruajmë marrëveshjen pas përmirësimi të disa gabimeve teknike”.

Nga ana tjetër, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, i është gëzuar arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës kolektive

Madje sipas tij, pas arritjes së kësaj marrëveshje nga e hëna do të ketë frymë të re në arsimin në vend.

“U bë e pamundura e mundur për shtesat për paga. Falënderoj të gjithë që kanë punuar dhe është nga herët r para kur kemi kaq bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit”.

“Nga e hëna do të kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës”.

Kontrata kolektive përveç pikave të tjera parasheh edhe pagën e 13-të për mësimdhënësit pas viti 2023, kjo në bazë të performancës së treguar.

Të fundit

Shqipëria siguron 1.6 milionë vaksina

Nga marsi deri në qershor, do të bëhet një vaksinim masiv i popullsisë për t’i dhënë mundësi dhe shpresë turizmit këtë vit. Kryeministri Rama u shpreh sot optimist se ky projekt mund të

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese me 438 mijë e 334 vo

Sërish numër i madh i infektimeve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Të enjten KQZ shpallë rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së nesërme pritet të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 14 shkurtit. Kjo, pasi gjatë mbrëmjes sotme pritet të përfundojë edhe

Brukseli zyrtar: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësim, zgjedhjet test

Rikonfirmimi erdhi sërish nga dy përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, Joseph Borrell dhe Oliver Varhely pas përfundimit të takimi të radhës të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Sh

Vjosa Osmani pas takimit me Lajçakun: Dialogu veç për njohje recirproke, Kushtetuta nuk ndryshohet

U.d e presidentit, Vjosa Osmani është deklaruar për media në një konferencë për media pas takimit me emisarin e BE-së, Mirsolav Lajçak. Me këtë rast Osmani ka thënë se me Lajçakun ka bis

Info Tjera